Një aksident ndodhi paraditen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me bordurën ndarëse, duke i shkaktuar vdekjen një gruaje, e cila ishte pasagjere në automjetin tip furgon.
Si pasojë e përplasjes pasagjerja e mjetit ka marrë dëmtimeve të rënda dhe ende nuk është identifikuar.
Ndërsa drejtuesi i mjetit 28-vjeçari me inicialet A.K është në gjendje kritike për jetën.
Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, teksa një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues 28-vjeçarin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.