Ishte vetëm 20 vjeç shoferi që vrau 37 vjeçaren Dhurata Prifti në mesditë në kryeqytet. Identifikimi e më pas arrestimi është bërë i mundur falë kamerave të sigurisë në këtë zonë, të cilat kanë identifikuar makinën.
I riu që shihni në foto është 20-vjeçari Andrea Memollari. Ai u arrestua nga policia pasdite si shkaktari i aksidentit të te rruga “Jordan Misja” në Tiranë.
Policisë ju deshën disa orë për të identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Aksident rrugor në Tiranë, i mori jetën një nënë 37 vjeçare, në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijët e saj. Për pak orë ngjarja mbeti pa autor, pasi në kamerat e sigurisë u pa qartë se automjeti që aksidentoi të renë u largua me shpejtësi. Por pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mësohet se policia ka identifikuar dhe arrestuar 20 vjeçarin si autorin e dyshuar, i cili vrau nënën e dy fëmijëvbe duke i hipur sipër me makinë. Sipas policisë, shoferi drejtonte mjetin me targa AA 476 GL, “Mercedes Benz”. Mjeti ishte ngjyrë gri C Class, i cili drejtohej në ato momente nga 20 vjeçari Andrea Memollari.