Dy emra të mëdhenj në botën e futbollit janë të gatshëm të kthehen dhe të luajnë për Chapecoense.Bota e futbollit u trondit ku ekipi i Chapecoense u shua pas një aksidenti ajror. 19 lojtarë humbën jetën, dhe shumë ekipe u solidarizuan me skuadrën braziliane duke u ofruar atyre futbollistë. Mirëpo gazeta prestigjoze “The Sun” bën me dije se dy yje të futbollit si Ronaldinho dhe Riquelme i janë ofruar Chapocoense për të luajtur pa pagesë për 6 muaj në mënyrë që të ndihmojnë ekipin. Ata janë aktualisht pa ekip dhe gjesti i tyre është me të vërtetë për tu vlerësuar.