INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik, flet nëna që humbi dy fëmijët e saj

Aksidenti tragjik, flet nëna që humbi dy fëmijët e saj

Publikuar më: 18:05 19-05-2016

Pas aksidentit që rezultoi tragjik, ku mbetën të vdekur dy fëmijët e saj, është shfaqur për herë të parë në ekran nëna e tyre.  Por, gruaja ka folur shumë pak pasi intervista e saj është ndërprerë nga bashkëshorti i cili ka kërkuar largimin e kamerave.

"Për ditë orë e çaste nuk më hiqet nga mendja aksidenti "Horror" në rrugën e Kavajës ", kaq mundi të thoshte Silva Negollari e cila sqaron se gjithçka ndodhi befasisht. Udhëtimi që i mori jetën dy fëmijëve, në fakt u bë nga insistimi i fëmijëve të cilët i kishin kërkuar që mbrëmë mamasë së tyre që t'i shoqëronte.

Ndërkohë babai i fëmijëve beson se fëmijët e tij do të ishin gjallë nëse rruga do të kishte sigurinë e duhur, por nuk do të merret nëpër dyert e gjyqeve duke i lënë çdo gjë në dorë drejtësisë. Aktualisht për aksidentin janë në burg tre zyrtarë të lartë të ARRSH.

Article Logic
Execution time: 0.0029909610748291