INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik, flet vëllai i viktimës: Ju tregoj çfarë na kërkoi deputeti Rakipi

Aksidenti tragjik, flet vëllai i viktimës: Ju tregoj çfarë na kërkoi deputeti Rakipi

Publikuar më: 15:51 13-08-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një person i cili po tentonte të kalonte rrugën. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, deputeti Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit.

Këtë gjë e konfirmon vëllai i Sait Sorrës për “Panorama”. Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin”, shprehet ai. Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij.

Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje. 

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145