INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik/ Humbi bashkëshortin dhe 3 fëmijët, vëllai i Evisa Prekës rrënqeth, tregon dëshirën e ndjerë të së motrës

Aksidenti tragjik/ Humbi bashkëshortin dhe 3 fëmijët, vëllai i Evisa Prekës rrënqeth, tregon dëshirën e ndjerë të së motrës

Publikuar më: 19:19 26-02-2018

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti fatal në Shkodër. 36-vjeçarja humbi në aksidentin tragjik që ndodhi para disa ditësh, bashkëshortin dhe 3 fëmijët. Evisa e mësoi lajmin e tmerrshëm ditën e djeshme dhe pas kësaj ajo ka kaluar në një gjendje shoku. 36-vjeçarja ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe pranë saj qëndrojnë familjarët, të cilët mundohen ta qetësojnë .

Vëllai i Evisës, Artur Lika ka folur për neës 24 dhe është shprehur se motra e tij është në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ne jemi duke i ndenjur afër. Unë, mami, babi po i rrimë këtu në spital edhe mjekët po na ndihmojnë shumë. Kur përmendet ajo kërkon që të shkojë në Velipojë t’i shohë varret”, është shprehu i vëllai.

Evisa është besimtare dhe Arturi thotë se prifti e ka vizituar atë në spital dhe pas bisedës me të ajo u qetësua disi.

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar e familjes Preka, e cila u aksidentua rreth një jave më parë në Velipojë, ku nga përplasja e dy automjeteve mbeti i vdekur Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, djali 9 muajsh, dhe dy vajzat 5 dhe 10 vjeçe.

Article Logic
Execution time: 0.0017638206481934