INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik, ndalohen drejtuesit e firmës së Lungomares

Aksidenti tragjik, ndalohen drejtuesit e firmës së Lungomares

Publikuar më: 09:11 28-11-2016

Pas tragjedisë në Vlorë ku humbi jetën një 17-vjeçar, pasi makina ku ai udhëtonte, ra në një kanal të hapur nga firma kontraktore për ndërtimin e Lungomares janë ndaluar dy drejtuesit e punimeve. Ata janë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier zbatues i projektit. Akuza që rëndon mbi ta është “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Edhe drejtuesi i mjetit, që mbeti i plagosur, përforcon akuzat me dëshminë e tij, pasi tha se rruga nuk kishte ndriçim dhe sinjalistikë. Ndërsa familjarët e adoleshentit kanë kërcënuar me vetëgjyqësi nëse shteti nuk jep dënimin e merituar shkaktarëve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0018861293792725