INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi ishte i dehur

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi ishte i dehur

Publikuar më: 11:00 22-05-2016

Pas aksidentit që ndodhi në orët e para të mnëgesit të datës (21 maj 2016) dhe ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën katër të tjerë, me styre edhe shoferi, policia e Durrësit ka arritur që të bëjë ndalimin e drejtuesit të automjetit.

Blutë kanë bërë ndalimin e  shtetasit Adis Barzezi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë, gjatë testit të alkoolit, 28-vjeçari rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg / l.

Në ngarkim të tij rëndojnë dy vepra penale, ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ”.

Sakaq në vijim të hetimeve, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, filluan proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Hamza Islamaj 49 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti.

Policia thotë se subjekti kontraktues nuk ka zbatuar me përpikmëri kushtet teknike dhe nuk ka zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat kanë qenë të dëmtuara.

Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës “.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164