INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohen dy familje shqiptare në Zvicër, humb jetën 8-vjeçarja

Aksidentohen dy familje shqiptare në Zvicër, humb jetën 8-vjeçarja

Publikuar më: 08:39 05-09-2017

Humb jetën vajza 8-vjeçare e cila u plagos dje teksa udhwtonte me familjen e saj të shtunën në autostradën Aargau nw Zvicër. Njoftimin e ka dhwnw aaraguerzeitung.ch duke iu referuar shkollës në qytetin Aarau ku vijonte mësimet 8-vjeçarja. Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut. E ndjera kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26-vjeçe, të ndalur në shiritin ndihmës të autostradës, kur një makinë tjetër, e kishte goditur atë. Edhe shoferi i makinës së dytë qëlloi të ishte kosovar! Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital.
“Shkolla Aarau është kapluar nga pikëllimi për vajzën, e cila ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në një komunikatë të kësaj shkolle.
Sipas saj, nxënësit do të kenë trajtim psikologjik nga udhëheqja e shkollës dhe punëtorët socialë.
Kosovarja dhe djali i saj 9-vjeçar ashtu si dhe shkaktari i aksidentit, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta.
Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën aksidentin fatal. Ndërsa policia i ka marrë patenten shoferit, si shkaktar të aksidentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645