Këngëtarët Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj janë aksidentuar mbrëmjen e kaluar dhe këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat kosovare. Supozohet se Mamaqi dhe Skënderaj po ktheheshin nga Shkupi pasi kanë performuar në një lokal nate atje. Bazuar në informacionet e deritanishme nga mediat kosovare, mjeti me të cilin udhëtonin këngëtarët, është dëmtuar shumë por fatmirësisht ata të dy vetë nuk kanë ndonjë lëndim serioz.