Në një ditë të keqe janë zgjuar sot tifozët e Partizanit dhe klubi I të kuqve.
Një lajm aspak i këndshëm raportohet nga kampi i Partizanit. Portieri Hoxha dhe mesfushori Trashi janë aksidentuar me makinën e portierit ditën e djeshme.
Trashi duket në gjëndje jo të mirë pasi ka pasur lëndime në brinjë. Megjithatë nuk është asgjë alarmante, pasi ai do të pushojë vetëm 7 ditë, sipas raportit mjeksor.
Për sa i përket portierit Alban Hoxha, gjëndja e tij është normale.
Makina tip BMW X5 është shkatërruar, por për fat nuk ka ndodhur asgjë me rrezik të lartë.