INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohen shqiptarët, makina përfundon poshtë kamionit

Aksidentohen shqiptarët, makina përfundon poshtë kamionit

Publikuar më: 17:11 22-07-2016

Dy shqiptarë janë aksidentuar në Limena të Italisë, pasi janë përplasur me një kamion. Sipas raportimeve të mediave italiane, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po ecnin shqiptarët duke i rënë kështu kamionit nga pas. Goditja ka qenë aq e madhe sa që makina ka përfunduar poshtë kamionit. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 27 dhe 30 vjeç, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.  Si drejtues i kamionit është ndaluar një 40-vjeçar rumun, i cili nga aksidenti nuk ka pësuar dëmtime.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221