Një avion me 127 pasagjerë pësoi një aksident. Ai u rrëzua në një pistë në një aeroport në Bolivi dhe fillimisht u duk sikur bëri ulje të zakonshme.
Sipas autoriteteve lokale aeroplani Peruvian Boeing 737 po ulej në aeroportin El Alto, në perëndim të kryeqytetit La Paz, pas mbërritjes nga Cuzco të enjten. Po s’mundi dot të zbriste si normalish prej një defekti teknik.
“Për fat të mirë asnjë prej 122 pasagjerëve ose pesë anëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua”, thanë zyrtarët.
Incidenti, i cili ndodhi rreth orës 10:00 lokale (14:00 GMT), e detyroi aeroportin të mbyllet për disa orë.