Eskorta e cila shoqëronte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Qafën e Muzikës, në aksin Gjirokastër-Sarandë. Siç duket në fotot e siguruara nga “Lapsi.al”, një nga automjetet e policisë rrugore që shoqëronte ministrin Tahiri është përplasur me një tjetër makinë. Mësohet se Tahiri udhëtonte drejt Sarandës për të vizituar Panairin e Policisë. Për momentin nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar nga ky aksident.