Reperi është përfshirë në një aksident trafiku në lagjen 'Bregu i Diellit' në Prishtinë. Komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytet, Milaim Fejzullahu ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Fejzullahut, aksidenti ka ardhur si shkak i mos respektimit të shenjës së komunikacionit në trafik.
Me këtë rast Policia nuk e ka mohuar e as pohuar se në këtë aksident ka qenë i përfshirë reperi kosovar, Kastriot Rexha, i njohur si Majk.
Por, sipas burimeve reperi në fjalë është aksidentuar me veturën e tij të tipit “Porsche”.
Më tutje, Komandanti Fejzullahu ka shtuar se me rastin janë duke u marr njësitet përkatëse të policisë të cilët po shikojnë të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.