Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, me anë të një postimi në Facebook, bën me dije së i Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati me eskortën e tij, kanë bërë aksident në rrugën e Kombit.
“Sipas një informacioni që më erdhi, Ministri Bushati me eskortën e tij kanë bërë aksident përgjatë rrugës së Kombit ( në afërsi të Gëziqit). Policia e komisariatit Mirditë është në vendngjarje”, shkruan Deda në Facebook.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ministri Bushati nuk ka asnjë problem, raportohet vetëm për dëme materiale. Policia nuk jep informacione të mëtejshme.