Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të mira në botë për momentin dhe fama e saj është rritur me hapa galopanë. Mirëpo për fat të keq, Dua ka pësuar një aksident ditën e sotme, por i ati i saj Dukagjini e ka marrë me sportivitet aksidentin që ka bërë këngëtarja me famë botërore.
Me anë të një postimi në Twitter, ai ka treguar fjalët e vajzës së tij që e telefonoi për ti thënë se ka përplasur makinën.
“Kanë ardhur ditët që të dëgjoj: Babi, unë përplasa makinën time”, shkruajti ai duke shtuar ikona duke qeshur.
Ndër komentet e shumta, fansat kanë thënë se Dua ishte shumë e turpëruar në ato momente që po telefononte babain. Fakti që ka postuar këtë ngjarje në rrjete sociale tregon se gjendja shëndetësore e këngëtares është mirë.