Sulmuesi kroat Pero Pejiç firmosi ditën e sotme me Kukësin, por nuk është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Një ndër futbollistët më të mirë ndër vite në kampionatin shqiptar, pas firmosjes së kontratës së re, sapo ka dalë nga zyrat e presidentit Safet Gjici, është përplasur me një motorrist.
Ky i fundit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spitalin e traumës në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin te vendi i quajtur “Libri Universitar”, ku Pejiç ka kthyer mjetin për në drejtim të Gardës së Republikës, aty ku ndodhen dhe zyrat e Kukësit.