INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet një autobus me kosovarë në Serbi . 9 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Aksidentohet një autobus me kosovarë në Serbi . 9 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Publikuar më: 13:32 02-05-2018

Nëntë vetë u plagosën në orët e hershme të së mërkurës, kur një autobus i pasagjerëve u përplas gjatë udhëtimit midis Nishit dhe Prishtinës, pranë Kursumlija. Dy persona janë në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën. Blerim Bajraktari, lindur me 1970, dhe Ramadan Brahimi lindur me 1960, janë dy kosovarët e plagosur rëndë. Lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberi. Mediet serbe kanë transmetuar lajmin. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit kur autobusi për arsye të panjohura kaloi në korsinë e kundërt, doli nga rruga dhe pastaj u përmbys. Autobusi i përket një agjencie kosovare dhe po udhëtonte nga Sllovenia për në Prishtinë.

autobuzi_brenda.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034008026123047