Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit janë burrë e gura dhe 3 fëmijët e tyre. Mjeti me targa KO 8229 B ka dalë nga rruga pas një tentative të drejtuesit për të parakaluar një automjet tjetër. Forcat e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre në spitalin më të afërt, ndërsa kanë konstatuar se aksidenti ka ndodhur pikërisht për shkak të parakalimit të gabuar, që ka bërë që automjeti të përfundojë në një kanal.