Tek mbikalimi i Fushë-Krujës një trajler i ngarkuar me maja birre ka dalë mëngjesin e sotëm nga rruga. Për pasojë janë plagosur dy shtetas serbë që ishin në automjet. Trajleri që ishte nisur drejt Tiranës, ka rënë në oborrin e një shtëpie, ku fatmirësisht nuk ka lënduar ndonjë person.
Trajleri ka rënë nga 12 metra lartësi, për shkak të pagjumësisë së shoferit. Nuk dihet ende identiteti i shtetasve serbë që janë aksidentuar.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.