Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Orikum-Vlorë.
Sipas policisë një automjet tip ‘Mercedez Benz’ ka aksidentuar një 67-vjeçar me inicialet N.B, i cili edhe pse u transferua në Spitalin Rajonal të Vlorës, nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë 27 vjeçari A.B. , i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për hetimet e mëtejshme të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.