Një shqiptarë ka humbur jetën nga një aksident në Londër teksa ishte nisur për në punë.
Sipas mediave të huaja, Ardian Zagani pësoi plagë fatale kur u godit nga një kamion Ford Transit pas orës 6 të mëngjesit dje, teksa po shkonte në punë me biçikletë.
Zagani, 30-vjeç, u vra duke udhëtuar në ditën e tij të parë të punës në Kolegjin e Haringey, Enfield dhe North East London në Tottenham, ku ai punonte si kujdestar.