Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 29-vjeçareje nga Shqipëria. Aksidenti ka ndodhur në Itali në zonën e Valenzatico në Quarrata.
Policia italiane raporton se shqiptarja R.L humbi kontrollin e makinës, që drejtonte dhe u përplas me murin ndarës të rrugës dhe kjo shkaktoi përmbysjen e automjetit.
Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë zjarrfikësit. Sipas hetimeve të paraprake mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe motit të keq.