INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentoi kalimtarin në Institut, policia ndjek “Range Rover”-in

Aksidentoi kalimtarin në Institut, policia ndjek “Range Rover”-in

Publikuar më: 11:28 28-03-2017

Një tjetër kalimtar është përplasur nga një makinë e modelit "Range Rover" pranë Institutit Bujqësor në Kamëz.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë në mëshirë të fatit të plagosurin.

Mësohet së i lënduari është nisur menjëherë drejt spitalit në gjendje të rënë.

Policia ka bërë të mundur që disa minuta më vonë të ndaloj dhe drejtuesin e mjetit me inicialet E.Gj.

Pas kontrollit të mjetit i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike. Policia e ka arrestuar në flagrancë ndërsa i aksidentuari mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789