Një aksident i rëndë në punë është shënuar në Tropojë. Fadromisti aksidentalisht ka goditur kolegun e tij të punës duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë.
"Duke punuar me fadromë drejtuesi i saj në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me mjetin e rëndë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën’’ thuhet në njoftimin e policisë.
Uniformat blu kanë arrestuar Flamur Allën, 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i firmës së ndërtimit “GENER-2”.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. Nuik ëshët hera e parë që ndodhin aksidente të tilla në punë ku për shkak të pakujdesive janë marrë jetë njerëzish.