Një ditë më parë një 74 vjeçar u gjet i vdekur në shinat e trenit në qytetin e Shkodrës. 24 orë më vonë, policia e këtij qyeti sqaroj se ka vënë në pranga dy persona. Sipas uniformave blu, makinisti i trenit në Shkodër dhe ndihmësi i tij u arrestuan nga policia, për shkak të aksidentit për vdekje të 74 vjeçarit Nikë Hasanaj.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar Brahim Ruçi, 58-vjeç, dhe Jul Brraka, 55-vjeç, banues në Shkodër.
Njoftimi i policisë:
“Arrestimi i tyre u bë pasi një ditë më parë (18 tetor) “duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedë – Bajzë, në lagjen “Tre Heronjtë” në vendin e quajtur “Ura e trenit e lumit Kir” në Shkodër, dyshohet se kanë aksidentuar për vdekje shtetasin Nikë Hasanaj, 74 vjeç, banues në Shkodër”.
Mësohet se materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor”.