INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksion edhe në resorte, nuk lëshojnë kuponin tatimor, u bllokohet aktiviteti

Aksion edhe në resorte, nuk lëshojnë kuponin tatimor, u bllokohet aktiviteti

Publikuar më: 15:42 29-07-2018

Aksioni tatimor në zonat turistike nuk i kanë shpëtuar as resortet më të mëdha të vendit. Pas mbylljes së disa prej hoteleve më të njohura në të gjithë vijën bregdetare, këtë fundjave inspektorët tatimorë kanë bllokuar aktivitetin edhe të resortit Adriatik 2 në Golem.

Edhe për këtë subjekt, shkelja e konstatuar ka qenë ajo e mos-lëshimit të kuponit tatimor, për të cilën tatimet kanë marrë masën e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Tatimeve, deri më tani janë kontrolluar në terren mbi 5 mijë subjekte, që operojnë në fushën e turizmit.

Nga këto janë gjetur me shkelje tatimore gati 40 për qind e tyre, ose 2 mijë biznese, për të cilat janë marrë masat ndëshkuese që parashikohen në ligj.

Shkelja më e hasur është ajo e mos-lëshimit të kuponëve për të fshehur xhiron reale.

Por gjatë kontrolleve janë konstatuar shumë subjekte, përfshirë dhe hotele, që punojnë tërësisht në të zezë, duke mos qenë të regjistruara fare në QKR apo organet tatimore.

Article Logic
Execution time: 0.0044140815734863