INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksion në Ballkan, konfiskohen drogë dhe armë zjarri, 148 të arrestuar

Aksion në Ballkan, konfiskohen drogë dhe armë zjarri, 148 të arrestuar

Publikuar më: 15:13 17-09-2018

Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Mësohet se operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, nga data 5 deri në 9 shtator. Europol raporton se në operacion janë përfshirë 8300 agjentë policie nga vendet e Ballkanit dhe të BE. Zyra e koordinimit të aksionit ka qenë Hagë. Sipas të dhënave të para bëhet ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 286 kg drogë dhe 159 armë zjarri. Gjatë operacionit janë kontrolluar gjysmë milioni njerëz, automjete dhe ndërtesa.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127