Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë 12 persona, italianë dhe shqiptarë të akuzuar për grupim të strukturuar kriminal në trafikimin e narkotikëve.
Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Policia e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohur të qytetit “Mangialupi”, ndërsa ata ishin të pajisur edhe me armë, shkruajnë mediat italiane.
Grupi merrej me trafikimin e drogëva të forta, kryesiosht të llojit kokainë. Ndërsa si[pas autoriteve ata ishin nën hetim prej disa muajsh.