INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksionet në biznese, reagon Basha, ‘Rama, sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit’

Aksionet në biznese, reagon Basha, ‘Rama, sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit’

Publikuar më: 11:08 03-08-2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për aksionin kundër informalitetit të qeverisë, duke e akuzuar Edi Ramën për përfitime nga biznesi jo i ligjshëm. Sipas tij, “Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Basha akuzon kryeministrin për gjoba ndaj bizneseve të vogla dhe lluks. “Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësine dhe lluksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë. Si hajdut psiqik që është, vodhi të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, por nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare”.

Article Logic
Execution time: 0.0018038749694824