5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa u kapën me 10.3 kg kanabis.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit ka zbardhur gjithë aksionin e saj të koduar “Vjeshtë 2016”. Siaps policisë, 5 të arrestuarit në flagrancë në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin planifikuar të transportonin lëndën narkotike, e cila ishte në dy thaës plasmasi në formën e boçes.
Të arrestuar janë:
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Bledar Gjoka, 43 vjeç, banues në Laç, drejtues i mjetit me targa AA 959 IO, Golf -5, në pronësi të shtetasit Ervis Karaj, i arrestuar gjatë operacionit.
Xhevahir Rexhepi, 48 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, person i cili udhëtonte me mjetin me targa AA 959 IO.
Shefki Totraku, 40 vjeç, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Tiranë, i cili drejtonte automjetin me targa AA 486 MN, markës "Peugeot".
Ridvan Likaj, 29 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, i cili drejtonte automjetin me targa AA 450 EM.
Ervis Karaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, person i cili udhëtonte me automjetin me targa AA 450 EM”.