INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni antikanabis, arrestohen 4 persona në Fier

Aksioni antikanabis, arrestohen 4 persona në Fier

Publikuar më: 09:27 08-09-2016

66 kg kanabis e sekuestruar dhe 868 bimë të asgjesuara është bilanci i katër operacioneve antidrogë nga policia e Fierit. Gjatë këtyre operacioneve, uniformat blu kanë mundur që të vënë në pranga 4 persona.
Njoftimi i policisë:
“Fier!
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga kontrolli që u ushtrua në fshatin Çerven, në stanin e shtetasit Sh.L, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 13 kg e 340 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.
Nga kontrolli i ushtruar në Pojan në banesën e shtetasit Z.B, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 52 kg e 660 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Patos!
U arrestua në flagrancë shtetasi:
-Demiklajd Shatëri, 20 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit ne tokën e tij në fshatin Plyk u gjetën dhe asgjësuan 100 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Lushnje!
U arrestua në flagrancë shtetasi:
-Xhelal Mezini, 71 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij i'u gjetën e asgjësuan 7(shtatë) bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Mallakastër!
Nga kontrolli i ushtruar prej efektivëve të policisë, në fshatrat Drizar, Kremenar, Ngraçie dhe Kraps u gjetën dhe asgjësuan 618 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436