INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni i opozitës,

Aksioni i opozitës, "masë" për Ramën. Basha sqaron ç’u tha në mbledhjen me dyer të mbyllura…

Publikuar më: 13:41 26-02-2016

Partia demokratike ka mbajtur me dyer të mbyllura mbledhjen e grupit dhe në përfundim të saj, kreu i PD, Lulzim Basha tha se të djathtët do ti kërkojnë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama për shkak të ofendimeve në Kuvend, por edhe për deputetin, Erjon Braçe me argumentin se ai ka fyer rëndë një tjetër deputete, Arbiola Halimin.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Sot depozituam në Byronë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e Ramës për 10 ditë. Ai provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht nuk e zbuluan në pjesën e tij të kokës. Uroj mos ketë guximin të provokojë më. Plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i largimit me ligj të deputetëve që vrasin përherë është një kusht që nuk ka shqiptar që mos e kuptojë për të shmangur bllokimin e kuvendit. I vetmi që nuk e pranon është ai që solli Prengën dhe Ndokën. PD i ka të qarta që qëndrimet e saj. Ne presim që Rama të reflektojë, përkundrazi vendimet që kemi marrë do ti çojmë deri në fund.”

Pas këtyre fjalëve është e qartë që të djathtë nuk janë tërhequr dhe do të vijojnë betejën në kuvend me forma të ngjashme si të senacës së të enjtes, me bllokim të foltores, hedhje letrash dhe vezësh.

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199