INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni i policisë gjatë natës, arrestohen 5 drejtues mjetesh, pezullohen 25 leje qarkullimi

Aksioni i policisë gjatë natës, arrestohen 5 drejtues mjetesh, pezullohen 25 leje qarkullimi

Publikuar më: 09:38 17-03-2018

Mbrëmjen e djeshme kanë vazhduar aksionet e Policisë së Shtetit në kuadër të parandalimit të rasteve e shkeljeve të rregullores së qarkullimit rrugorë.

Sipas raportit 5 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë natës pas kontrolleve të Policisë Rrugore në Tiranë.

Mes të arrestuarve është edhe një 63-vjeçar i cili, pasi aksidentoi për vdekje një person u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia sqaron se bëhet fjalë për:

1 i arrestuar pa leje drejtimi.

13 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

12 Leje Drejtimi të pezulluara nën ndikimin e alkoolit.

5 masa administrative për gara në shpejtësi

Këto janë rezultatet e kontrolleve me Drager e Radar deri në këto momente.

Ndonëse pikat e kontrollit te Policisë Rrugore të Tiranes janë prezent në të gjithë qytetin dhe jashtë tij, duke ushtruar kontroll çdo fundjavë, akoma vazhdon të jetë shqetësues fenomeni i vetëbesimit të tepruar që manifestojnë drejtuesit e mjeteve rrugore edhe kur konstatohen nën efektin e alkoolit në nivele si 0.97 mg/l, 0.83 mg/l, 0.77 mg/l, 0.59 mg/l etj

Shtetasi me iniciale E.K vjec 28 u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masen testi i parë 0.75 mg/l testi i dyte 0.77 mg/l

Shtetasi me iniciale O.H vjeç 39 u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën, testi i parë 0.65 mg/l, testi i dytë 0.71 mg/l

Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë Interurbane dytësore aksidentoi një këmbësor të moshes 29 vjeç, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhënë ndihmë të plagosurit dhe pasi identifikohet e kapet nga Policia Rrugore bashkë me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin, verifikohet nën efektin e alkoolit në masën testi parë 0.59 mg/l, testi i dytë 0.59 mg/l.

Shtetasi me inicialet K.N vjeç 18 u konstatua duke drejtuar motomjet i papajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me inicialet R.M vjeç 56 u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit testi i parë 0.83 mg/l testi i dytë 0.97 mg/l

Shtetasi me inicialet A.R vjeç 22 u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.51 mg/l testi i dytë 0.53 mg/l.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensivisht e sistematikisht çdo ditë të javës e në fundjavë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773