INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Aksioni i radhës i policisë”: Sensibilizim për zbatimin e Kodit Rrugor [FOTO]

“Aksioni i radhës i policisë”: Sensibilizim për zbatimin e Kodit Rrugor [FOTO]

Publikuar më: 11:39 16-08-2016

Sezoni i verës ndër vite ka shënuar dhe rritjen e aksidenteve rrugore. Por tashmë policia rrugore ka ndërmarrë një aksion për sensibilizimin e qytetarëve. Mësohet se Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe po zhvillojnë një fushate sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, rreth 50 mijë flet palosje do t’ju shpërndahen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale.
Fushata sensibilizuese ka nisur këtë të marte nga pika kufitore mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë të Morinës, e cila më pas do të vijojnë në gjithë Shqipërinë. Por përveç sensibilizimit të qytetarëve, policia ka vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë marrë një numër i lartë masash administrative. Policia rrugore thotë se janë vendosur gjithsej 2031 masa administrative.
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 6 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 43 leje drejtimi, nga këto: 13 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 5 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 513 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari, 51 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 234 masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, si dhe janë dërguar në OASH, 53 drejtues mjetesh.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719