INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni kundër informalitetit nuk jep rezultate në buxhet! Arsyet...

Aksioni kundër informalitetit nuk jep rezultate në buxhet! Arsyet...

Publikuar më: 11:46 21-08-2019

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë një aksion për bizneset që operojnë në mënyrë të paligjshme në të gjithë vendin rezultatet ende nuk janë të ndjeshme në buxhet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat që administrata tatimore dhe doganore ka mbledhur në buxhet në korrik dhe që përkojnë dhe me fillimin e aksionin anti-informalitet ishin 39.2 miliardë lekë. E në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018, të ardhurat kanë shënuar një rritje minimale prej 0.9%. po duke pasur parasysh që inflacioni është rreth 1.5% dhe rritja ekonomike prej rreth 2%, të ardhurat reale rezultojnë me rënie. Ndaj dhe kjo tregon se ende aksioni kundër informalitetit s’ka efekt. Gjithësesi korriku ishte muaji i parë i aksionit kundër informalitetit, dhe për mosshtim të buxhetit ka dhe një shpjegim logjik, mbase binzeset nuk kanë paguar vlerat e gjobave të majme që kanë marrë, ndaj dhe duhet pritur përfundimi i muajit gusht për të kuptuar më mirë nëse shkelësit e ligjit do mbushin disi buxhetin e shtetit.

Mes të tjerash të ardhurat e ulëta në korrik u ndikuan dhe nga TVSH-ja, ardhurat e të cilës vijuan me rënie prej 3% në raport me korrikun 2018, duke arritur në 12.6 miliardë lekë. Gjithashtu dhe mbledhja e taksave nacionale ra me 30%.

Article Logic
Execution time: 0.0026421546936035