INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni kundër kanabisit, asgjësohen 11 687 bimë narkotike në Gjirokastër, Sarande dhe Krujë

Aksioni kundër kanabisit, asgjësohen 11 687 bimë narkotike në Gjirokastër, Sarande dhe Krujë

Publikuar më: 11:16 26-06-2016

Policia vazhdon aksionin për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotive në gjithë vendin dhe ditën e sotme ka bërë të mundur asgjësimin e një sasie shumë të madhe kanabisi në qytetet e Gjirokastrës, Kelcyrës, Sarandës dhe Krujës. Ndërkohë në Gjirokastër është arrestuar një 20 vjeçar.

Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin "Arshi Lengo", Gjirokastër për kultivim të bimëve narkotike. 20-vjeçarit iu janë gjetur në baçen pranë banesës 333 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët janë asgjësuar me anë të djegies, sakaq janë asgjësuar edhe 7650 bimë narkotike , në vendin e quajtur  "Konoshtin" , në fshatin Gerdas ,Këlcyrë.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sarandë

Ndërsa policia e Sarandës ka asgjësuar 8 parcela me 2384 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë dhe në gota plastike nëpër zonat e pyllëzuara pranë fshatrave Perdhikal dhe Karroq me lartësi 50 cm. Bimë u asgjësuan nga policia me anë të djegies sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. 

Policia e Krujës gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Kurcaj dhe Bret, ka gjetur dhe më pas asgjësuar me anë djegies rreth 1 320 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Në vend ngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale  dhe një armë zjarri, tip pushkë.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi u bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Article Logic
Execution time: 0.0027649402618408