INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni para 20 viteve/ Haradinaj letër Stoltenberg: ‘’Veprimi i NATO-s ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës’’

Aksioni para 20 viteve/ Haradinaj letër Stoltenberg: ‘’Veprimi i NATO-s ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës’’

Publikuar më: 09:12 24-03-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndërhyrja e forcave të NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.

Në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri Haradinaj tha se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falenderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.”, tha Haradinaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258