INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni për informalitet, Ministria e energjetikës publikon të dhënat e 4 muajve

Aksioni për informalitet, Ministria e energjetikës publikon të dhënat e 4 muajve

Publikuar më: 15:16 27-02-2018

Ministria e Energjetikës ka publikuar ditën e sotme të dhënat e 4 muajve të fundit ndaj luftës kundër informalitetit në sektorin e ujit.

Përgjatë nëntorit të 2017 deri më shkurt të 2018, të dhënat statistikore për rikthimin e ligjshmërisë së ujit të regjistruara nga kontrollet kanë kapur këto shifra:

-Janë rregjistruar 16440 kontrata të reja;

-Janë firmosur 15922 aktmarrëveshje;

-Janë instaluar 40686 ujëmatësa;

Ndërsa raportohet se vetëm gjatë muajit shkurt janë kryer 20442 verifikime në terren për thyerje të ligjit në biznese dhe shifra e arkëtimit të borxheve arrin në 226,946,092 lekë.

Në deklaratën e tij të bërë muaj më parë, ministri Gjiknuri tha se po punohet në furnizimin me ujë të pishëm 24 orë në 7 ditë të javës, ndërkohë që raporton se nga 3 litra ujë që prodhohet vetëm 1 litër faturohet, pjesa tjetër shpërdorohet.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719