INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni për ujin. Ndërpriten 318 lidhje të paligjshme, gjobiten 33 familjarë e biznese

Aksioni për ujin. Ndërpriten 318 lidhje të paligjshme, gjobiten 33 familjarë e biznese

Publikuar më: 13:25 02-07-2017

Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vazhduan aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit. Kontrollet e grupeve të Task-Forcës u përqendruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, rruga e Kavajës, Pallati me Shigjeta, Ali Demi etj, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme, grupet e punës në terren kanë verifikuar 997 abonentë, familjarë dhe biznese. Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 318 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 21 gjoba për familjarë dhe 11 të tjera për biznese të ndryshme. Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici. Gjithashtu, falë masave të marra nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime, janë lidhur një numër i konsiderueshëm i kontratave të reja. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe eliminimit të abuzimeve me ujin e pijshëm nga subjektet private, ku janë marrë të gjitha masat për ndërprerjen e lidhjeve të ujit që përdorej nga lavazhet e makinave apo për ujitje”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121