INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akt sublim! Një shqiptar nis grevë “urie dhe etje” në një burg të huaj...

Akt sublim! Një shqiptar nis grevë “urie dhe etje” në një burg të huaj...

Publikuar më: 08:35 20-04-2018

Një shqiptar do të dëbohet nga një burg i shteit belg. Po ai ka thanë se ka frikë të kthehet, pasi pretendon se mafia shqiptare mund t'i marrë jetën.
Për këtë arsye ai ka ndërmarrë një akt sublim. Sipas mediave vendase, shqiptari i burgosur në Vottemi në Belgjikë, para 25 ditësh ka filluar grevë urie, ndërsa para tre ditësh ka nisur dhe grevë të etjes, pra ka lënë dhe ujin.
“Jemi duke u shqetësuar se jeta e këtij shqiptari është në rrezik dhe nuk po mund te marrim më tepër informata për gjendjen e tij, pasi ai është burgosur”, pohojnë për të përditshmen “7 sur 7”, disa përfaqësues të Drejtorisë së Burgjeve. Sipas informacioneve të tyre, shqiptari tashmë ka humbur më tepër se shtatë kilogramë në peshë, në kuadër të grevës së tij të urisë dhe janë të bindur se greva e etjes mund të ketë pasoja të paparashikueshme, posaçërisht për veshkat.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055