Hetimet vazhdojnë ende nga ana e policisë belge lidhur me aktet terroriste që ndodhën nw Bruksel 4 ditë më parë. Sipas të përditshmes belge ‘Le Soir’, terroristi i tretë është një gazetar i pavarur, i cili mori pjesë në sulmin tek aeroporti ndërkombëtar i Brukselit. Ai është Faysal Cheffou dhe u arrestua të enjten pasi u identifikua nga dëshmia kyçe e taksistit që i shoqëroi në aeroportin ‘Zaventem’. Megjithatë, pritet konfirmim nga prokurori i çështjes, për të konfirmuar plotësisht identitetin e tij. Pas shpërthimeve në aeroport, Cheffou u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai është personi në foto i veshur me të bardha dhe kapele në kokë.