Një akt të padëgjuar ka marrë nëna e një të burgosuri në Fushë Krujë. Ajo ka guxuar duke futur në bombulën e gazit 6 celularë për tja futur në burg të birit. L.Toluli 41 vjeç kishte menduar që mund tja hidhte policëve të pikës së kontrollit duke u thënë se bombula i duhej të birit për të gatuar. Ajo i kishte hequr gazin bombulës dhe brenda kishte futur celularët. Po s’ka mundur dot ti vijë në ndihmë të birit dhe miqve të tij pasi ajo u kap nga policia, të cilët zbuluan celularët brenda bombulës.
Tashmë e ëma e të burgosurit, emri i të cilit nuk bëhet publik, do përballet me akuzën e dhënies së ndihmës së një të dënuari, në kundravajte me ligjin.