INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktivistët stampojnë në qeset e mbeturinave fotot e politikanëve shqiptarë [FOTO]

Aktivistët stampojnë në qeset e mbeturinave fotot e politikanëve shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 20:55 30-09-2016

Aktivistët vijojnë të kundërshojnë vendimin e qeverisë për ardhjen e plehrave në Shqipëri. Teksa kanë mbledhur plehrat në Ishëm, aktivistët e shoqatës ambientaliste “Ecovolis” kanë stampuar në qeset e mbeturinave fotot e politikanëve shqiptarë, që nga kryeministri Rama.

Gjatë ditës së sotme ata ishin në Ishëm aty ku dergjen mbi 5 ton mbetje te riciklueshme. 

“Në 25 vite këtu nuk është hequr asnjë kanaçe nga industria e riciklimit. Çdo grykëderdhje lumi në Shqipëri mund të furnizojë me lëndë të parë një fabrikë të tërë riciklimi. Këto janë mbetjet që kemi hedhur vetë ne, qytetarët... Në nëntor të 2010 mbetjet tona pushtuan brigjet e Kroacisë duke na nxirë faqen e duke na dënuar dhe me një gjobë disa milliona euro.

Sot jemi në një situatë ku pretendohet se në këtë vënd nuk ka lëndë të parë për industrinë e riciklimit, por Ishemi flet vete dhe nuk eshte i vetem. Si aktivistë kemi kërkuar ndarjen e mbetjeve në burim vite më parë nëpërmjet nismës Unë Ricikloj. Biznesi i riciklimit bënte sehir në fushatat tona ndërgjegjësuese. Vendorët shkelnin rregullisht ligjin, politika mbyllte sytë, ndërsa qytetarët i hidhnin në lumë. Sot politika gjeti një kosh që ka ende vend për tu mbushur, qytetarët kuptuan të vërtetën e mbetjeve dhe biznesi u sul për tu pasuruar.  TA GËZOJMË SHQIPËRINË TONË!”-shkruajnë aktivistët teksa kanë postuar në faqen e tyre qeset me mbeturina me fytyrat e politikanëve të vendosur sipër. 

Article Logic
Execution time: 0.002065896987915