INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktivisti i Lëvizjes studentore bën thirrje: Duhet të dalim të gjithë studentët në protestë për të kërkuar të drejtat tona [VIDEO]

Aktivisti i Lëvizjes studentore bën thirrje: Duhet të dalim të gjithë studentët në protestë për të kërkuar të drejtat tona [VIDEO]

Publikuar më: 19:45 22-01-2018

Lëvizja Për Universitetin‎ është duke përgatitur një protestë studentore kundër tarifave në fakultete. Grupe studentësh janë angazhuar ditët e fundit në fakultete të ndryshme, kryesisht të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, për të grumbulluar nënshkrime për peticionin, drejtuar qeverisë.

I ftuar në emisionin Kolaudim në IN TV, aktivist dhe student njëkohësisht, Bislim Lakna, ka treguar problematikat të cilat janë shumë shqetësuese për të gjithë studentët. Sipas aktivist-studentit, qeveria aktuale nuk po bën asgjë për të përmirësuar këto kushte “shkatërruese” për studentët. Prandaj aktivisti-student, u bën thirrje të gjithë studentëve dhe prindërve të ngrihen në protestë dhe të protestojnë për 4 kërkesat e studentëve.

1- Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

2- Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj.

3- Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

4- Ndërsa në Fakultetin Gjeologji Miniera është nënshkruar edhe një peticion i dytë: – për kthimin e godinës së fakultetit në pronësi të fakultetit.

Kjo protestë do të bëhet në datën 24 janar në orën 11:00, nga Korpusi në drejtim të Kryeministrisë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658