INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktivitet kriminal, megaoperacioni në Elbasan, 33-vjeçarit i sekuestrohen 700 mijë € pasuri

Aktivitet kriminal, megaoperacioni në Elbasan, 33-vjeçarit i sekuestrohen 700 mijë € pasuri

Publikuar më: 16:32 24-07-2019

Finalizohet operacioni “Invest”, për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Prokuroria e Elbasanit vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetasit me inicialet M.K. 33-vjeç, që kapin vlerën e rreth 700 000 eurove.

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2
-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.
-1 ndërtesë 200 m2
-1 automjet

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713