Nuk është Mamurrasi!
Fotoja e Bes Kallakut me Erion Isait dhe Olsi Bylykut në studion e “E Diela Shqiptare”, duke biseduar me Ardit Gjebrean dhe Aleksandër Frangajn, bëri bujë të madhe para pak ditësh. Pas kësaj fotoje, nisën menjëherë thashethemet se ndoshta treshen e aktorëve do ta shikonim në emisionin “E Diela Shqiptare”.
Olsi Bylyku, i njohur nga publiku shqiptar si “Kimikati” ka treguar në një prononcim për intv.al se bashkë me Erionin dhe Besin do të realizojnë emisionin e tyre në spektaklin “E diela shqiptare”, ku do të kenë një minutazh kohor prej 1 ore. Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe sigurisht nuk do mungojnë të ftuarit e tyre.
Mirëpo Bes Kallaku nuk do të mjaftohet vetëm me kaq pasi do të aktivizohet edhe si futbollist në kategorine e parë me ekipin e Shën Kollit të Lezhës. Siç mund të shihet në këtë foto ku ekipi që militon në Kategorinë e Parë ka publikuar lojtarët e federuar, mes tyre është edhe Besart Kallaku.
Shënofsh sa më shumë gola Bes!