Ajo është një emër dhe figurë mjaft e dashur për ju e cila u bë e njohur në telenovelën ‘Ezel’, me rolin e Ejshan emri i vërtetë i së cilës është Cansu Dere.
Por së fundmi aktorja turke ka rënë pre e vjedhjeve. Mediat turke flasin se asaj i janë vjedhur bizhuteri që i kapin vlerën e 100 mijë eurove.
Aktorja është gjurmuar kur ka dalë nga shtëpia dhe më pas hajdutët i kanë vjedhur sendet me vlerë.
Ajo që e ka bërë më të thjeshtë punën e grabitësve ka qenë fakti se Cansu nuk mbante kasafortë.
Kur është kthyer në shtëpi, Cansu ka lajmëruar policinë, ndërkohë që ende po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.