INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Aktorët paguhen për një copë bukë, ne nuk jemi skllevër!”, Mirela Kumbaro përgjigjet pas akuzave të Robert Ndrenikës [FOTO]

“Aktorët paguhen për një copë bukë, ne nuk jemi skllevër!”, Mirela Kumbaro përgjigjet pas akuzave të Robert Ndrenikës [FOTO]

Publikuar më: 13:36 11-02-2018

Aktori i madh Robert Ndrenika ka reaguar kundër pr/ligjit të paraqitur nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për disa ndryshime në ligjin aktual për Artin dhe Kulturën.
Ndrenika i është bashkuar protestës para disa ditësh, ndërsa ka vënë theksin në atë që Tiranës i takon të ketë një teatër serioz dramatik, ashtu sikundër ka çdo kryeqytet i vendeve të Ballkanit.
Aktori i madh i preku të gjithëve përmes një video-mesazhi ku konstatonte indiferencën e ministrisë së Kulturës ndaj teatrit dhe denonconte se artistët punojnë për një “çapë” bukë dhe theksoi se ata nuk janë skllevër.
Por më në fund ka ardhur dhe reagimi i ministres Mirela Kumbaro e cila nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e quajti aktorin mjeshtër të artit, fjalës dhe skenës, dhe ra dakord që shumë gjëra nuk funksionojnë mirë në skenën e Teatrit. Kumbaro në statusin e saj shkruan se e sheh të nevojshme ndërtimin e një skene të re me kushte të reja e të shëndetshme për aktorët, me teknologji bashkëkohore të skenës. Ndërkohë e ka falenderuar dhe për përkushtimin ndaj teatrit.

Ja shkrimi i plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0042850971221924